Audi më herët ka zbuluar çmimin e versioni të përditësuar të Q7-shit 2020 crossover me gjashtë cilindra ndërsa tani ka zbuluar çmimin dhe specifikat e modelit fillestar me katër cilindra të këtij modeli.
Ashtu siç pritej, Audi Q7 i ri me katër cilindra me motor 3.0 litërsh V6 turbocharged do të kushtoj më lirë, duke filluar nga 51 mijë euro ndërsa versioni më i përditësuar i tij kushton 54 mijë euro, transmeton Koha.net.
Këto modele të reja do të kenë sistemin e zërimit 3-D, kamerë 360 shkallë, interier të rifreskuar, ekran 10.1 inç së bashku me një tjetër 8.6 inç për kontrollimin e kimës e funksioneve të komoditetit.
Auti ka zbuluar edhe Q7 45 TFSI i cili ka motorin 2.0 litërsh me benzinë që prodhon 248 kuaj fuqi si dhe një version të tij V-6 me 335 kuaj fuqi.
Sa për krahasim, konkurrenti i Q7-shit, BMW X5 i ri edhe pse nuk ka të gjitha rrota aktive e me 335 kuajfuqi, kushton 55 mijë euro./Gazeta Mejdani/