AMG njihet për kthimin e Mercedesave të zakonshëm në vetura super sportive që marrin vëmendje ngado që shkojnë.
Por jo vetëm kaq, AMG ndonjëherë prodhon edhe barka garuese super sportive, sikurse lansimi i tyre i fundit i barkës speciale sportive të bërë në bashkëpunim me Cigarette Racing, transmeton Koha.net.
AMG tani ka krijuar edhe SUV-in e inspiruar në këtë barkë, një Mercedes special G63.
Ky është bashkëpunimi i 12-të i AMG-së me Cigarette Racing.
Barka sportive, e quajtur 59’ Tirranna AMG Edition është e krijuar nga fibrat e karbonit ndërsa ka motorin plotë gjashtë motorë, secili 4.6 litërsh V8 Mercury Racing 450R.
Secili nga gjashtë motorët prodhon 450 kuajfuqi, e së bashku 2,700 kuajfuqi.
SUV-i i tyre edhe pse nuk ka gjashtë motorë, nuk është se ka pak kuajfuqi.
Mercedes-AMG G63 Cigarette Edition ka një motor V8 i cili prodhon 577 kuajfuqi.
Që të dy, si barka ashtu edhe SUV-i kanë ngjyrën e dizajnin nga brenda të ngjashëm, sportiv e luksoz.