Gjithnjë e më shumë dyshemetë e popullarizuar me epoksi kërkojnë që të bëhet matja e lagështisë.
Këto dysheme janë shumë të popullarizuara për shkak të qëndrueshmërisë dhe dekorimeve, posaçërisht të dobishme në garazhe ku zakonisht nuk ka hidroizolim, transmeton Telegrafi.
Kush dëshiron që të vendosë dysheme okside, duhet ta bëjë një test të shkurtër dhe të thjeshtë, i cili zbulon sa lagështi ka në dysheme.
Ja se si bëhet ky test!
Në beton ngjiteni një qese najloni dhe lëreni të qëndrojë 24 orë. Kujdes që me shirit ngjitës të forconi të katër skajet e qeses së najlonit.
Pas kësaj kohe, ngrijeni qesen dhe nëse vëreni që është tërësisht e lagësht, duhet të dini që në dysheme ekziston sasi e madhe e lagështisë.
Baza nuk është e përshtatshme për dysheme epoksi, prandaj edhe para shtresave të tjera patjetër duhet të mendoni për hidroizolim.