Ish kryeministri vendit, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se lajmi për vrasjen e udhëheqësit të Al Qaedas është i mirë dhe pozitiv për sigurinë e botës.
Haradinaj, i cili këto ditë po qëndron në SHBA, ka ritheksuar se Kosova po qëndron përkrah ShBA-së në luftën kundër terrorizmit.
“Konfirmimi zyrtar nga Uashingtoni se Qassim al-Rimi, udhëheqësi i grupit terrorist al Qaeda në Gadishullin Arabik është vra në sulmin ajror në Jemen, është një lajm i mirë dhe shumë pozitiv për paqen dhe sigurinë anembanë botës”.
“Kosova, me nder dhe përkushtim, qëndron përkrah ShBA-së, në luftën e saj kundër terrorizmit si dhe angazhimit për sigurimin e një bote të lirë, demokratike e paqësore”, ka shkruar ai në Facebook.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e konfirmuan sot se e kanë vrarë liderin e Al-Qaedas në Gadishullin Arabik.