Si çdo të enjte edhe sot po vazhdojnë takimet me qytetarë në Komunën e Suharekës, transmeton Gazeta Mejdani
Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, si çdo të enjte edhe sot po vazhdon t’i mbaj takimet me qytetarë.
Të shumtë janë qytetarët të cilët duan t’a takojnë kryetarin Muharremaj, lidhur me nevojat që ata i kanë, në lidhje me punësimin dhe gjendjen ekonomiko-sociale etj.
Kryetari Muharremaj, po i dëgjon kërkesat e tyre dhe sipas mundësive që ai ka, mundohet që t’i dalë në ndihmë qytetarëve.
Sot, deri tani, kryetari Muharremaj, ka takuar mbi 20 qytetarë./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post