Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, në Lumbardh të Deçanit pas ceremonisë me rastin e shënimit të 30 vjetorit të fillimit të aksionit për pajtimin e gjaqeve, ka dhënë komentin e tij për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Me këtë rast Haradinaj ka thënë se e mirëpret këtë marrëveshje pasi Kosova është dashur të ketë qeveri pas 6 tetorit.
“Kosova është dashur të ketë qeveri pas 6 tetorit. Kanë qenë të paarsyeshme vonesat për mosarritjen e marrëveshjes. Është dashur qysh moti që tek ministritë të thonë se janë 15 ministri dhe jo të proklamojnë se janë 12”- tha Haradinaj.
Kryeministri në largim shtoi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk do ta votojë Qeverinë Kurti.