Sonte Parlamenti Evropian ka patur një natë të rëndë dhe shumë të rëndësishme për të ardhmen e Evropës. Ishte një natë me plotë emocione. Disa qanin e disa të tjerë qeshnin nga gëzimi. Pati edhe momente debatesh e replikash të ashpra mes eurodeputetëve, tranmseton Gazeta Mejdani.
Në fakt, Parlamenti Evropian aprovoi marrëveshjen për Brexit të Boris Johnson në një votim përfundimtar historik duke i hapur rrugën Britanisë së Madhe të largohet nga BE-ja.
Eurodeputetët në Bruksel e mbështetën me shumicë ratifikimin e Marrëveshjes së Tërheqjes, me 621 vota për.
Dhe siç shkruajnë mediat britanike dhe të tjera nëpër vende të ndryshme të Evropës, në parlament kishte skena emocionale ndërsa rezultati u njoftua, me eurodeputetët që “lidhnin duart në solidaritet për të kënduar një kor të fundit të Auld Lang Syne” – një këngë tradicionale.
Parlamenti Evropian definitivisht aprovoi kërkesën britanike që Ishulli i Madh i Evropës më të mos jetë pjesë e Evropës politike, apo siç quhet, Bashkimi Evropian./Gazeta Mejdani/