Gjuajtjet me armë në ahengje të ndryshme në Kosovë, kanë bërë që qytetarët të rrezikohen nga plumbat qorr. Shumë herë gëzimet po shndërrohen në hidhërime e tragjedi, për shkak të përdorimit të atyre armëve, shkruan Gazeta Mejdani.
Zyra për informim në Policinë e Kosovës, në të dhënat dërguar Telegrafit, potencon se vetëm gjatë muajve qershor-korrik janë bërë gjithsej 44 arrestime për shkak të gjuajtjeve me armë.
Sipas statistikave dy persona janë dërguar në mbajtje ndërsa 42 persona janë liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa janë konfiskuar 44 armë, shkruan Telegrafi.
Ndërsa regjioni me arrestimet më të mëdha për shkak të gjuajtjeve me armë është Prizreni me 11 të arrestuar, të njëjtit të liruar në procedurë të rregullt dhe 11 armë të konfiskuara.
Më pas vijon Prishtina me shtatë të arrestuar, një person të dërguar në mbajtje, gjashtë të tjerë të liruar në procedurë të rregullt. Kurse janë konfiskuar shtatë armë.
Edhe në Gjakovë shtatë persona janë arrestuar për gjuajtje me armë dhe po të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndryshe janë konfiskuar shtatë armë.
Në rajonin e Pejës gjashtë persona janë arrestuar, një është dërguar në mbajtje ndërsa pesë të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. Kurse janë konfiskuar gjashtë armë.
Po ashtu edhe në Gjilan gjashtë persona janë arrestuar për gjuajtje me armë ndërsa të gjashtit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa janë konfiskuar gjashtë armë.
Më pas vijon Mitrovica e Jugut me pesë persona të arrestuar, dhe që të pestit të liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa janë konfiskuar pesë armë.
Kurse rajoni me më pak raste është rajoni i Ferizajt me dy persona të arrestuar për gjuajtje me armë dhe pot ë njëjtit të liruar në procedurë të rregullt. Janë konfiskuar dy armë.
E rajoni me asnjë arrestim për gjuajtje me armë është Mitrovica e Veriut./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post