Ahmet Isufi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se nuk është në rregull të thuhet që do të garojmë të vetme në zgjedhje, e të takohen çdo ditë për koalicione të mundshme, shkruan KosovaPost
Gjithnjë sipas KosovaPost, ftesa e dhomave te specializuara për Ramush Haradinajn ka qenë befasi edhe për vet atë, për çka tha se nuk duhet t’iu mbetet hatri partnerëve të koalicionit që nuk i ka lajmëruar më herët.
“Nuk duhet t’iu mbetet hatri partnerëve të koalicionit që nuk i ka lajmëruar, se menjëherë pas ftesës ai ka marrë vendimin, ka qenë befasi edhe për ne…. janë dhënë dy tri propozime në mbledhje të kryesisë për datën e seancës për shpërndarjen e parlamentit. Reagimi i përfaqësues së BE-së, ka bërë që të vendoset për 22 gusht, sepse arsyetimi i tyre ka qenë që të vendoset kjo datë”, tha Isufi.
Ai la të nënkuptohet se AAK është e gatshme të lidhe koalicion me PSD-në.
“Fushata ka filluar, po shohim lëvizjet që po bëhen, për koalicione janë të çuditshme. Sjellja e PSD-së në raport me interesat e institucioneve dhe qytetarëve na kanë bërë me besuar që mund të bëjmë koalicion”, ka thënë Isufi.
Këto deklarata Isufi i bëri gjatë debatit “Çfarë zgjidhje ofrojnë zgjedhjet?”./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post