Valët gjigante ngriheshin në disa metra lartësi, në një bregdet në Porthsawl të Wales, mirëpo kjo nuk i pengoi një të riu që të pozonte për fotografi, në atë hapësirë të rrezikshme.
Bashkë me të, ishin edhe shumë të tjerë, që fotografoheshin nga miqtë e tyre, me një prapavijë dramatike, të shkaktuara prej stuhisë së fuqishme që arrinte deri në 120 kilometra në orë, transmeton Gazeta Mejdani.
Në shumë pjesë të Anglisë dhe Midlands, është ndezur alarmi i verdhë i nivelit të rrezikshmërisë që përbën moti. Derisa në Skoci, gjendja ishte edhe më e vështirë, pasi që të reshurat kanë shkaktuar edhe vërshime.
Me gjithë paralajmërimet e rojave të sigurisë, bregdetet në Wales janë mbushur me shikues që donin t’i shihni valët gjigante, derisa qëndronin rrezikshëm pranë tyre dhe shkrepnin edhe fotografi mjaft të mira. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post