Dy trupa të pajetë janë gjetur në shtëpinë e tyre në rrugën “Avni Kabashi” në lagjen Ortakoll të Prizrenit, të mërkurën në mëngjes.
Zëdhënësi Shaban Osmanollaj ka pohuar se mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tyre. Ai ka bërë të ditur se mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa ka shtuar se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me Prokurorinë po zhvillohen hetimet për rastin./Gazeta Mejdani/