Samsung Galaxy S11 (ose Samsung Galaxy S20) pritej të ishte një tjetër phablet me ekran të madh.
Deri kohët e fundit, shumë ekspertë menduan se do të kishte një version më të vogël, por rrjedhja e fundit na thotë se S20 nuk do të përfshij një version më të lirë në lansim.
Tani falë një rrjedhje të re, ne kemi konfirmimin e madhësive të të tre modeleve në gamën Samsung Galaxy S20 – dhe, për çudi, pajisjet janë duke paketuar ekrane mbi gjashtë inç.
Max Weinbach i XDA Developers, i cili ka zbuluar shumë informacione të Samsung Galaxy S20 muajve të fundit, dhe sjell përsëri informatat e reja.
Galaxy S20 thuhet se hyn në një madhësi të ekranit midis 6.2 inç dhe 6.3 inç, jo shumë më i madh se 6.1 inç në Samsung Galaxy S10, megjithëse thuhet se ka një raport pak më të gjatë 20:9.
Galaxy S20 Plus pritet të vie në 6.7 inç, megjithëse S20 Ultra, modeli më i madh, mund të lansohet me një 6.9 inç.
Sa të sakta janë këto modele mbetet për tu parë, por duke pasur parasysh që modeli bazë S20 thuhet se është pak më shumë se 6 inç, nuk do të habiteshim nëse një S20 Lite ose S20e do të dalë në të ardhmen, me një ekran rreth 5.9 inç. /Gazeta Mejdani/