Dy persona të maskuar nën kërcënimin e armëve kanë tentuar të kryejnë një vjedhje. Rasti ka ndodhur në një auto-sallon në magjistralen Ferizaj – Prishtinë, dje rreth orës 16 e 50.
Siç njofton policia, njëri nga të dyshuarit gjatë tentimit të grabitjes, ka shtënë me armë zjarri, ku ka dëmtuar pajisjen kompjuterike dhe tavolinën.
“Magjistralja Ferizaj-Prishtinë 15.01.2020 – 16:50. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se përderisa ishte në auto-sallon, dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë tentuar të kryejnë grabitje. Njëri nga të dyshuarit gjatë tentimit të grabitjes, ka shtënë me armë zjarri, ku ka dëmtuar pajisjen kompjuterike dhe tavolinën. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e PK-së.