Ja se çfarë konsiderojnë punonjësit më stresuese se sa të kenë një shef të keq, kolegë të vështirë ose udhëtim të gjatë.
Nga orët e gjata tek shefat e këqij, një numër çështjesh mund të shfaqen në vendin e punës. Mirëpo, nga ato, shumica e punonjësve kanë zbuluar se posedimi i qëllimeve të paqarta është burimi i tyre më i madh i stresit.
Duke anketuar më shumë se 10,000 meshkuj dhe femra në industrinë e teknologjisë, faqja e punës Comparably zbuloi shkaktarët më të lartë të stresit për njerëzit në punë. Përveç udhëtimeve të gjata, kolegëve të vështirë, menaxherit të keq apo orarit të gjatë, shumica e punonjësve thanë se ‘’qëllimet e paqarta’’ ishin aspekti më stresues në karrierat e tyre. Në fakt, 42 përqind e punonjësve e pranuan se stresohen nga kjo pasiguri e qëllimeve, me ‘’udhëtimin’’ dhe ‘’menaxherin e keq’’, të dytat, secila me 16 përqind të votave. Dhe duket se gjëja e fundit për të cilën brengosen njerëzit janë orari i gjatë( 12 përqind), pas kolegëve të vështirë (14 përqind).
Në çdo departament brenda industrisë së teknologjisë, duke përfshirë administratën, inxhinierinë, marketingun dhe ligjin, përgjigja më e famshme për meshkujt dhe femrat ishte ‘’qëllimet e paqarta’’ si burimi primar i stresit në punë. Edhe pse, për njerëzit me moshë 61-65, qëllimet nuk ishin prioritet, në fakt, posedimi i qëllimeve të paqarta krahasohej me posedimin e një menaxheri të keq, të dy duke pranuar 31 përqind të votave nga këto mosha.
Në anën e kundërt, punonjësit e moshës 31-35 dhe punonjësit me Master kishin numrin më të lartë të pjesëmarrësve (45 përqind) të cilët pajtoheshin se qëllimet e paqarta ishin zonat më stresuese. Njerëzit në karrierën e tyre të hershme gjithashtu stresohen më së shumti për definimin e qëllimeve të tyre, 44 përqind e punonjësve në vitin e parë, të dytë ose të tretë të punës thanë se qëllimet e paqarta ishin shkaktari më i lartë i stresit. (Entrepreneur)
Discussion about this post