Është rritur në në 28 numri i të vdekurve si pasojë e tajfunit Phanfone, i njohur lokalisht si Ursula, i cili ka përfshirë Filipinet, njoftuan autoritetet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i përditësuar u bë i ditur nga Njësia Kombëtare për Menaxhimin dhe Reduktimin e Rrezikut të Katastrofave (NDRRCM) e Filipineve, e cila po ashtu njoftoi se 12 persona ende janë të zhdukur dhe po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e tyre.
Siç u njoftua, 13 nga viktimat janë regjistruar në qytetin Iloilo në jug të ishullit Panay, kurse katër në provincën Capiz.
Ndërkaq, krahas ishullit Panay, 11 persona kanë humbur jetën në rajonin Visayas Lindore.
Gjatë ditës së sotme, shpejtësia e erërave të tajfunit ka rënë nga 190 në 120 kilometra në orë.
Filipinet janë ndër vendet më të rrezikuara nga katastrofat natyrore për shkak të pozitës në rripin sizmik dhe pranisë së shumë vullkaneve.
Në vit, në Filipine ndodhin mesatarisht 20 tajfune dhe stuhi tropikale.
Në vitin 2013, mbi 7.300 njerëz humbën jetën dhe më shumë se pesë milionë të tjerë u shpërngulën si pasojë e tajfunit Haiyan.
Discussion about this post