Analisti politik Ismail Tasholli, ka bërë të ditur hezitimet e Vetëvendosjes (VV), për të bërë marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK-në).
Ismail Tasholli e ka shpjeguar mos marrëveshjen në mes të VV’së dhe LDK’së, si taktizim politik i partisë së Kurtit.
“Hezitimet e VV për ta bë marrëveshjen me LDK kanë dy spjegime (dhe jo vetëm): si taktizim politik për zgjedhjet që mund të vijnë dhe si frikë nga të qenurit në pushtet në një kohë të vështirë politike”, ka shkruar ai.
Kujtojmë që marëdhëniet në mes të VV’së dhe LDK’së janë ftohur shumë pasi Glauk Konjufca u zgjedh Kryetar i Kuvendit dhe tani marrëveshja duket largë.
Më poshtë postimi i plotë i Tashollit.
Shmangën udhën e u vonuan
Hezitimet e VV për ta ba marrveshjen me LDK kanë dy spjegime (dhe jo vetëm): si taktizim politik për zgjedhjet që mund të vijnë dhe si frikë nga të qenurit në pushtet në një kohë të vështirë politike.
Tuta e cila po e përcjell z.Kurti në ligjërimin e tij politik është jasht profilit të tij që është munduar ta ndërtoj që sa kohë. Mosbesimi në vete dhe dyshimet në njerëzit përreth po bëjnë qe z.Kurti të shmangë edhenjëherë përgjegjësitë në kohë të vështira.
Mos u tut he burrë.
Discussion about this post