Kohëve të fundit shkencëtarët janë duke u marrë seriozisht me problemin e mishit. Sipas tyre, ai është shumë i dëmshëm nëse hahet në sasi të mëdha, shkruan Gazeta Mejdani.
Kështu, shkencëtarët e Universitetit të Hardvard kanë arritur në përfundimin se të paktën një e treta e vdekjeve të hershme mund të parandalohen nëse të gjithë njerëzit të paktën një herë një jetë kalojnë në një dietë vegjetariane.
Pa marr parasysh se a është fjala për dhembshuri, apo për shkak shqetësimit natyror ose ndoshta ngritja e vetëdijes për të jetuar shëndetshëm, njerëzit vazhdimisht janë duke hequr dorë nga ngrënia e mishit dhe produkteve tjera që vinë nga kafshët.
Dr. Walter Willet, profesor i epidemologjisë dhe ushqimit në shkollën e mjekësisë së Hardvardit, ka thënë se dietat me bazë bimore janë të nënvlerësuara, raporton “WMHB”.
Shifrat nga zyra e statistikave Kombëtare sugjerojnë se rreth 24% ose 141,000 vdekjeve në vit, vetëm në Britani ishin të parandalueshme, shumica e këtyre personave të vdekur ishin për shkak duhanit, alkoolit dhe mbi peshës.
Shifrat e reja nga Hardvard tani sugjerojnë se minimumi 200.000 jetë mund të shpëtohen nëse çdo vit njerëzit thjeshtë heqin dorë nga ngrënia e mishit./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post