Në nëntor, kur Jeanne Souron-Mathers vdiq, policia u trondit nga zbulimi i bërë në shtëpinë e saj. Trupi i bashkëshortit të saj, Paul, u gjend në një frigorifer. Por s’mbeti me kaq.
Pas kërkimit, ata gjetën edhe një letër të noterizuar nga Paul që deklaron se gruaja s’ka gisht në vdekjen e tij.
Hetuesit besojnë se Paul Mathers u nda nga jeta një dekadë më parë dhe besojnë se bashkëshortja merrte ende pagesat e veteranit të luftës, që i takonin të shoqit. Në total, ajo mund të ketë përfituar 177 mijë dollarë.
Paul Mathers besohet se ka vdekur midis 4 shkurtit 2009 dhe 8 marsit 2009, tha Hansen. Ai ishte diagnostikuar me një sëmundje terminale dhe ishte duke u trajtuar në një qendër lokale mjekësore dhe u pa për herë të fundit atje në 4 shkurt 2009.
Por para se të vdiste, Paul Mathers shkroi një letër ku thuhej që gruaja e tij nuk ishte përgjegjëse për vdekjen e tij, dhe ajo letër u notarizua në dhjetor 2008, thuhet në urdhrin e kërkimit.
Hetuesit gjetën noteren, por ajo tha se s’e lexoi letrën asokohe, thjesht e vulosi.
Sgt. Hansen nuk pranoi të zbulojë sëmundjen e Paul Mathers. Jeanne Souron-Mathers, 75 vjeç, duke thënë se janë shkaqe natyrore, shtoi Hansen./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post