Fansat zgjedhin mënyra nga më të ndryshmet për të shfaqur dashurinë për një personazh të njohur dhe në jo pak raste kalojnë në veprime ekstreme.
Së fundmi të njëjtën gjë ka bërë edhe një fans i Kiara Titos, i cili e ka trembur shumë moderatoren.
Kiara ka zbuluar se dikush nga fansat e saj ka prerë dorën për të shkruar në pjesën e parakrahut emrin e saj dhe i ka dërguar një foto moderatores.
Përkrah imazhit personi në fjalë ka shkruar: “Kiara, a e beson tani sa të dua?”.
Sigurisht që Kiara është shokuar nga ky veprim, ndaj ka reaguar ashpër në një postim në “Instagram”.
Ajo ka publikuar një foto të dorës dhe bashkangjitur saj ka shkruar:
“Sapo pashë këtë foto dhe jam vërtetë shumë e mërzitur. Nuk do të toleroj të tilla forma të shprehjes së dashurisë, pasi ka shumë mënyra të tjera për ta bërë. Nuk ka pse lëndohet askush për vëmendjen e një personazhi që pëlqen. Nëse ndodh përsëri do të bllokohen të tilla faqe. Do mundohem t’i përgjigjem të gjitha mesazheve tuaja më besoni që nuk kam mundësi t’i shoh të gjitha se janë shumë. Ju puth dhe ju dua fortë dhe ju falenderoj për mbështetjen që më jepni çdo ditë, por ju lutem jo të tilla veprime!”. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post