Një specie e lashtë krokodili që peshonte deri në tre ton dhe ishte i gjatë sa një autobus kishte një eshtër shtesë të ijëve dhe supet e ngritura, thonë studiuesit.
Dallimet në trupin e tij në krahasim me krokodilët e tashmë e lejuan atë të lëvizë “pjesën më të madhe” të saj në habitatet e lumenjve dhe kënetave, si dhe nëpër tokë, zbuluan ekspertët.
Një ekip ndërkombëtar, i udhëhequr nga paleologët në Cyrih, kanë ekzaminuar të dhënat e fosileve të specieve të hershme gjigande të krokodilëve për të zbuluar se si lëviznin ata.
Krokodili “purussaurus mirandai” ishte një sa një elefant aziatik me peshë dhe ishte i gjatë tetë metra, sa një autobus, sipas John Hutchinson nga Kolegji Mbretëror Veterinar.
Ky lloj krokodili thuhet se jetoi gjashtë milionë vjet më parë në Venezuelën e sotme dhe ishte një nga anëtarët më të mëdhenj të grupit të krokodilëve./
Discussion about this post