Fiat Chrysle dhe Peugeot kanë arritur një marrëveshje për një bashkim me vlerë 50 miliardë dollarësh, e cila do të ridizajnon industrinë globale të automobilizmit.
PSA-ja franceze e italiano-amerikanët Fiat Chrysler (FCA), të cilët ende nuk kanë vendosur emrin që do të marr kompania e re e tyre, do të shkurtojnë shpenzimet e kostos për 3.7 miliardë euro në vit, pa mbyllur fabrika, transmeton Koha.net.
“Grupit të bashkuar do t’i duhet që të bëjë kursime masive e gjithashtu të mbyllin fabrika, edhe pse shefat thonë ndryshe”, ka thënë analisti automobilistik i NordLB, Frank Schwope, raporton reuters.
Ministri francez i financave, Bruno Le Maire ka mirëpritur këtë marrëveshje për ta bërë bashkimin e prodhuesit të dytë më të madh në Evropë, duke shtuar se qeveria franceze, e cila është aksioneri kyç në PSA, do të qëndroj vigjilent në vendimet e këtij grupi të ri.
Bashkimi i këtyre dy grupeve do të krijojnë prodhuesin e katërt më të madh në botë, pas Volkswagenit, Toyotas e aleancës Renault-Nissan.
Kjo marrëveshje është bërë për të ndihmuar të dy kompanitë në shkurtimin e shpenzimeve të prodhimin e veturave.
Disa nga markat që përfshihen në këtë marrëveshje janë, Jeep, Dodge, Ram, Chrysler, Alfa Romeo, Maserati e Opeli, të cilat së bashku kanë shitur 8.7 milionë vetura ndërsa kanë kapacitet të prodhojnë 14 milionë vetura së bashku./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post