Mediat spanjolle e japin të ardhmen e Neymar Jr, larg Paris Saint Germain teksa projektojnë rikthimin e tij në La Liga gjatë verës së ardhshme, por sulmuesi brazilian nuk mendon aspak kështu dhe një diçka të tillë e ka konfirmuar në një intervistë për revistën e mirënjohur France Football.
“Përse duhet të largohem? Kam edhe dy vite kontratë me PSG, skuadra vazhdon të rritet, duhet të jemi të përqëndruar te ky sezon për të fituar një numër sa më të madhe titujsh”, deklaroi O’Ney, fjalë këto që pakësojnë shpresat e tifozëve të Barcelonës për të parë Neymar të mbajë sërish veshur fanellën e skuadrës së tyre./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post