Përdorimi i kufjeve mund të bëhet një rrezik në qytet, sepse mund të çojë në mosdëgjimin e borive të makinave që sinjalizojnë një rrezik të afërt.
Kjo është arsyeja pse në të ardhmen e afërt mund të ketë kufje inteligjente, ose kufje që mund të sinjalizojnë praninë e rreziqeve direkt në celular.
Projekti u zhvillua nga studiues të Institutit të Shkencave të të Dhënave të Universitetit ”Columbia”, të cilët po planifikojnë një sistem të kufjeve inteligjente të afta të paralajmërojnë këmbësorët.
Kufjet do të pajisen me minimikrofona dhe me një sinjal që zbulon tingujt e automjeteve që afrohen.
Nëse shfaqet një rrezik afër, sistemi dërgon një sinjal alarmi direkt në kufjet e këmbësorëve. Ky sistemi mund të ndihmojë në uljen e aksidenteve në trafikun e këmbësorëve dhe uljen e numrit të viktimave.
/Gazeta Mejdani/
Discussion about this post