Restoranti shqiptar “Çka Ka Qëllu” është shpallur nga gazeta prestigjioze “New York Times” si një nga dhjetë restorantet më të mira të vitit 2019 në New York. “Një natë te restoranti “Çka Ka Qëllu” është zgjedhja e duhur, disa hapa larg nga pallatet e Roberto, vendosur në “Avenue Arthur” në Bronx”-kështu fillon artikulli i Peter Wells.
“Futeni brenda restorantit dhe papritmas jeni në një tavernë të ndonjë fshati të vjetër diku në Shqipëri apo Kosovë. Shikoni koleksionin e instrumenteve muzikore, mjetet e fermës, mullinjtë e kafesë dhe rrobat antike në mur. Kur jeni te dera kryesore, mund të nuhasni bukët teksa piqen në furrë”-vijon Wells, duke përshkruar gjithashtu specialitetet ushqimore të këtij restoranti, si sheqerparjen apo specat turshi.
Në top 10-shen e restoranteve më të mira në New York për vitin 2019 janë edhe: “Mercado Little Spain”, Odo”, “Rezdora”, “Llama San”, “Hutong”, “Kawi”, “Benno”, “Haenyeo” dhe “Birria-Landia”.
Discussion about this post