InDoks nesër transmeton dokumentarin “Shteti i ryshfetit” në ora 20:10 në TRV Dukagjini dhe live në Insjaderi
20 % e bizneseve në Republikën e Kosovës kanë deklaruar që kanë dhënë ryshfet vetëm për të përshpejtuar procedurat me institucionet shtetërore. Një 20% tjetër i kompanive japin ryshfete pa ua kërkuar, pasi që kjo tashmë është bërë pjesë e kulturës kosovare. Në ryshfet janë përfshirë prej zyrtarëve më të thjeshtë e deri te zyrtarët më të lartë të Qeverisë, e institucioneve të pavarura.
InDoks në këtë emision sjell një histori për një krim që i ka kapluar institucionet e Republikës në nivel shqetësues. Flasin ata që janë marrë direkt me luftimin e korrupsionit. Ata që e monitorojnë sistemin e drejtësisë. Edhe ata që u përmenden si të përfshirë në korrupsion. Ata që i mbrojnë bizneset e edhe ata që i mbrojnë të akuzuarit.
Ekskluzivisht në këtë dokumentar transmetohen përgjime ku zyrtarë të një agjencie kosovare kapen me para në xhep. Pas këtij hulumtimi, policia menjëherë fillon hetimet.
Discussion about this post