Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët e zonave Hajvali, Çagllavicë, Veternik, Miradi e Epërme, se ndërprerja e furnizimit me ujë për këto lagje, ka ndodhur si shkak i defektit në linjën furnizuese HDPE OD 225 mm.
“Ekipet tona kujdestare janë në terren, por për shkak të vështirësive në zonën e defektit, pozicionit të vështirë për punë, jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë”, thuhet në njoftim.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” thekson se ekipet do ta trajtojnë me prioritet këtë rast sot në mengjes duke shpresuar në rikthim sa më të shpejtë të furnizimit me ujë.
Discussion about this post