Sot mbi vendin tonë do të ndikojnë zona më të qëndrueshme të fushave të presionit të lartë në lindje të kontinentit.
Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull, ndërsa ditën do të ketë vranësira dhe intervale me diell. Në mbrëmje vranësirat do të shtohen e natën mundësi për shi.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 0C deri në 3C, ndërsa maksimalet nga 7C deri në 12C.
Do të ketë erë të lehtë nga jugu-juglindja 1-5m/s./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post