Mesut Ozil është një prej mesfushorëve më elegantë në botën e futbollit.
Ozil ka arritur të shkruaj historinë në botën e futbollit, duke fituar edhe Kupën e Botës, me Gjermaninë.
Mesfushori i Arsenalit është një ndër futbollistët më të paguar të klubit.
Ozil ka vuajtur jo pak, për të arritur në ato nivele, teksa rruga e tij ka qenë tepër e vështirë, sidomos për prindërit, të cilët kanë punuar shumë, madje edhe 2 punë, për t’i krijuar mundësinë djalit që të ushtrojë talentin e tij.
Pavarësisht se tashmë familja e Ozilit është shumë lart nga ana ekonomike, nëna e tij Guzilar, i ka lënë një letër porosi tepër të vyer futbollistit, të cilën Ozil e ka varur në një prej mureve të shtëpisë, transmeton zëri.info.
“Mesut, mos harro bir se ti je thjesht një kalimtar në këtë botë, ashtu si gjithkush. Zoti të ka dhuruar talent, por jo vetëm për veten tende. Nëse nuk e ndan pasurinë e fituar me njerëzit që kanë nevojë për të, atëherë nuk je biri im”, shkruhet në letër./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post