BabyCenter ka publikuar listën e vet tashmë tradicionale të emrave më të popullarizuar për vajza dhe djem në Britani
Emri Muhamed tashmë disa vjet zë vendin e parë të emrave më të popullarizuar për djem në këtë shtet.
Zyrtarisht ekzistojnë 14 mënyra në të cilat mund të shkruhet emri Muhamed, i cili do të thotë “ai që është i lavdishëm”, ndërkaq mënyra në të cilën shkruhet varet nga prejardhja e familjes.
Në zgjedhjen e emrave kanë ndikuar edhe sportistët e famshëm, por edhe familja mbretërore, andaj në listë janë gjendur edhe emrat Leo, Harry, George…
Emrat më të popullarizuar për djemtë e lindur:
1. Muhammad
2. Noah
3. Leo
4. Oliver
5. Charlie
6. Harry
7. George
8. Arthur
9. Freddie
10. Jack
Emrat më të popullarizuar për vajzat e lindura:
1. Olivia
2. Sophia
3. Ava
4. Amelia
5. Isla
6. Lily
7. Mia
8. Emily
9. Isabella
10. Freya
/Gazeta Mejani/
Discussion about this post