Të keshë fëmijë është gjë shumë e bukur por edhe e lodhshme.
Kur nuk je duke i ruajtur nga rrugët e ngarkuara apo shkallët e rrezikshme, me siguri jeni duke i dërguar të bëjnë not, të luajnë futboll në park apo duke u ndihmuar të ngjiten pemëve, transmeton Mejdani.com.
Por, sa prind kanë qëndrueshmëri të mjaftueshme për të luajtur me fëmijët e tyre?
Më shumë se gjysma e prindërve kanë raportuar se ndihen të brengosur rreth faktit se si do të luajnë me fëmijët përgjatë pushimeve verore sepse nuk janë mjaftueshëm në formë fizike.
Studimi, i kryer nga “Argos”, ka zbuluar se shumë prind janë duke përjetuar ankth sa i përket luajtjes me fëmijët në ambient të hapur.
85% e prindërve kanë thënë se fëmijët kanë formë më të mirë fizike se ta dhe 90% pajtohen se do të kishin qenë në formë më të mirë po të kishin qenë po aq aktivë sa fëmijët.
Mbipesha te fëmijët është problem në rritje në këtë shtet dhe tani është më e vështirë se asnjëherë më parë t’i largoni fëmijët nga ekranet dhe t’i aktivizoni fizikisht.
Kjo do të thotë se, të paktën ne si prind, duhet të caktojmë shembull pozitiv dhe t’ua tregojmë fëmijëve benefitet e të qenurit të shëndetshëm dhe aktiv çdo ditë.
Por, për ta bërë këtë, vet prindërit duhet të jenë në formë të mirë fizike. /Mejdani.com/
Discussion about this post