Kujdesi ndaj fëmijëve është brenga kryesore e secilit prind. Me gjithë që prindërit kanë dëshirë që t’i edukojnë fëmijët e tyre në mënyrën më të mirë, jo gjithëherë mund t’i dimë metodat më të suksesshme për t’i kuptuar dhe orientuar ata. Në lidhje me këtë, Gazeta Mejdani është interesuar dhe ka gjetë të dhëna interesante.
Sipas një studimi të ri, fëmijët e lindur nga prindër më të vjetër sillen më mirë.
Përveç se sillen më mirë, hulumtuesit kanë zbuluar se fëmijët e tillë gjithashtu kanë tendenca të jenë më paqësorë.
Ky studim është bërë duke marrë parasysh se në shtetet e zhvilluara është trendi që çiftet ta bëjnë fëmijën e parë në vitet më të vona të jetës së tyre, shkruan Telegrafi.
Hulumtuesit i kanë analizuar sjelljet e më shumë se 32,000 fëmijëve gjermanë të moshave 10 deri 12 vjet për të ardhur në këtë përfundim.
Ekspertët thonë se arsyet përse fëmijët e prindërve më të vjetër janë më paqësorë dhe më të sjellshëm kanë të bëjnë me faktin se këta prind kanë më shumë të ardhura, janë më të pjekur, dinë të këshillojnë më mirë, dhe janë më të edukuar.
Vlen të ceket se studimi është publikuar në revistën “Child Development”. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post