Prindërit gjithmonë duhet të gjejnë mënyra për t’i ndihmuar fëmijët të jenë të suksesshëm në shkollë.
Megjithatë, nota e keqe nuk është diçka që duhet të merret me shumë seriozisht dhe ekspertët thonë se nëse iu bërtitni dhe i turpëroni fëmijët për këtë, atëherë ju vetëm sa do t’i dëmtoni ata më shumë në periudhë afatgjate, transmeton Mejdani.com.
Ekspertët i kanë përmendur disa prej dëmeve që mund të shkaktohen nëse iu bërtitni fëmijëve për shkak të notave:
– Bërtitja nuk i adreson problemet aktuale që fëmija është duke i pasur në shkollë
– Rrezikoni ta frustroni fëmijën dhe ai/ajo herën tjetër nuk ndihet i sigurt të kërkoj ndihmë në shtëpi
– Bërtitja ka efekte negative edhe në notat e ardhshme të fëmijës
– E turpëroni fëmijën
Në vend të bërtitjes dhe qortimit, ju mund të provoni metoda tjera për t’i ndihmuar fëmijës.
Disa prej metodave tjera që mund t’i aplikoni janë:
– Jepni fëmijës hapësirë të përshtatshme për të mësuar
– Formoni rutina pas shkollës për t’i kryer detyrat
– Përcilleni progresin e fëmijës
– Mbani mend se shpërblimet janë më të mira se kërcënimet. Më mirë t’i premtoni një shpërblim fëmijës për nota të mira sesa ta kërcënoni për nota të këqija
– Zhvilloni shprehi të mira të leximit
– Mbani mend se edhe fëmijët kanë nevojë për pushim
– Komunikoni me fëmijën. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post