Ronaldo ashtu si në ceremoninë e FIFA-s nuk do të jetë i pranishëm as në evenimentin e organizuar nga ‘France Football’.
Sonte në mbrëmje në Paris do të mbahet ceremonia e ‘Topit të Artë’ për vitin 2019 ku sipas të gjitha gjasave fituesi do të jetë Lionel Messi. Argjentinasi sipas një listë paraprake të zbuluar në interenet do të bëhet për herë të gjashtë fituesi i këtij çmimi prestigjioz që jepet nga revista franceze ‘France Football’, diçka të cilën nuk e ka bërë askush më parë.
Madje në listën e zbuluar bie në sy se Cristiano Ronaldo nuk do të jetë as në treshen e parë, duke e përjashtuar kategorisht si fitues i ‘Topit të Artë’.
Mediat në Itali, konkretisht ‘Corriera della Sport’, ka shkruar se për këtë arsye portugezi nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar në Paris, por do të jetë në Itali ku do të jetë i pranishëm “Grand Gala”, që organizohet nga Shoqata Italiane e Futbollistëve. Në këtë event, Ronaldo prite që të shpallet lojtari më i mirë i Serisë A për sezonin që lamë pas.
Në treshen për ‘Topin e Artë’ bëjnë pjesë Lionel Messi, Van Dijk dhe Mohamed Salah./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post