Gjum të sigurt
- Fëmija duhet të flejë në shpindë. Që nga 1992, rekomandimi “flini në bark” ështe shëndrruar në “flini në shpindë”, dhe ka ndikuar që shkalla e vdekshmërisë nga sindromi i vdekjes së papritur foshnjore (SIDS) të ulet për tre herë në disa vende të Evropës Perëndimore.
- Batanijet e mbushura me tegela dhe me lidhëse mund të bllokojnë traktin respirator të fëmijëve përgjatë gjumit.
- Një fëmijë gjatë gjumit duhet të jetë i lirë nga shallet, rrobat, kapelat me lidhëse, përparëset, biberonat ose lodrat me tela.
- Prandalimi i rrëzimit dhe plagosjes
- Instaloni në shtëpitë tuaja portat e çertifikuara të sigurisë. Kur bëhet fjalë për shkallët, ato duhet të vendosen si në krye ashtu edhe në fund.
- Shtrëngojeni gjithmonë fëmijën kur përdorni karrige të larta ose mjete transportuese. Kur ta vendosni fëmijën tuaj në një mjet transportues, lëreni atë në dysheme, e jo në një karrige, tavolinë, ose garniturë tjetër.
- Nëse fëmija juaj ecë nëpër shtëpi me karrige me rrota , sigurohuni të qëndrojë larg shkallëve, pajisjeve për ngrohje dhe telave për varje.
- Vendosni pengesa në dritare për siguri. Ato duhet të jenë të pajisura me pajisje emergjente në rast zjarri.
- Siguria nga zjarri
- Fshihni shkrepëset nga fëmijët tuaj. Mos i mbani në shtëpi burimet e zjarrit që duken si lodra.
- Mos e mbani në krahë një fëmijë përderisa jeni duke gatuar. Nëse i pastroni flokët dhe pastaj i thani ato më harëse, fikeni atë dhe futeni në një vend të sigurtë.
- Reduktoni kohën kur fëmiu juaj qëndron afër furrës së ngrohtë, dhe instaloni ndonjë mjet mbrojtës rreth furrës nëse mundeni.
- Instaloni një alarm për të lajmëruar në rast tymi ose zjarri, kjo ndihmon në uljen e rrezikut të vdekjes në këto raste emergjente.
- Kujdesi nga uji
- Pasi të bëni banjë, thajeni menjëherë vaskën sapo ta keni përfunduar dushin.
- Duhet rrethuar ujin e hapur në kopsht (madje edhe në një kovë sado të thjeshtë), sepse një fëmijë mund të bie brenda dhe të mbytet.
- Më shumë se gjysma e prindërve besojnë se fëmijët e tyre dijnë të notojnë, kështu ata nuk kanë nevojë të mbikëqyren kur janë afër ujit. Në fakt, 47% e fëmijëve të moshës mes 10 – 17 vjeçare që kanë pasur aftësi në notim janë mbytur.
- Si shembull, tragjeditë në ujë nuk marrin më shumë se 1 minutë kohë që të ndodhin. Prandaj, kujdesuni për fëmiun tuaj dhe mos u hutoni duke lexuar libra, duke folur në telefon apo duke bërë gjëra të tjera.
- Kujdesi ndaj çiklizmit
- Nëse i bleni fëmijevë ndonjë biçikletë të re, patina, ose skuter, sigurohuni që t’ia bleni një helmetë që është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga lëndimet në tru.
- Rrobat e fëmijëve të çiklizmit duhet të jenë të duhurat, të preferueshme me elemente reflektive.
- Para se fëmja juaj të niset për çiklizëm, kontrolloni nëse dritat janë në rregull, nëse frenat dhe ingranazhet janë si duhet, si dhe gjendjen e rrotave.
- Para se ta lini fëmjën tuaj të ngasë një biçikletë, mësojeni atë se si të angazhojë kontaktin me sy dhe t’i japë sinjale me dorë shoferëve dhe këmbësorëve./Mejdani.com/
Discussion about this post