ëtë verë, ekspozita e artit të Van Gogut, e zhvilluar në Muzeun Kombëtar të Kinës, ka tërhequr shumë dashamirës të artit. Nëpërmjet teknologjisë së lartë elektronike, në ekspozitë shfaqen në mënyrë të gjithanshme vepra të këtij piktori tragjik holandez dhe artdashësit mund të shikojnë skena të lëvizshme të pikturave të Van Gogut si luledielli të valëvitur në erë, sorra në fluturim etj.
Kjo ekspozitë organizohet nga kompania teknologjike belge “Dirty Monitor”. Para Pekinit, ekspozita u zhvillua në shumë vende të botës duke pasur sukses të madh.
Presidenti ekzekutiv i kompanisë Orphee Cataldo shprehu shpresën se kjo ekspozitë do të hapë dyert e artit për më shumë njerëz, veçanërisht për fëmijët. “Kjo ekspozitë do të tërheqë së pari tifozët e Van Gogut, sepse në të shfaqen më se 200 vepra të piktorit. Njëkohësisht shpresoj se ekspozita do t’u lërë mbresa familjeve me fëmijë. Ndoshta fëmijët do të kenë mbresa nga ndonjë vepër në ekspozitë dhe në të ardhmen ata do të njohin më shumë vepra të Van Gogut,” tha Cataldo.
Megjithëse në ekspozitë nuk ka asnjë vepër autentike të Van Gogut, çdo pikturë rigjallërohet nëpërmjet mjeteve teknologjike. Orphee Cataldo u shpreh se kjo është një mënyrë e re ekspozimi që mund t’u japë shikuesve një përvojë krejt të re.
Discussion about this post