Mes 20 viktimave në El Paso, Texas, ku një 21-vjeçar hapi zjarr kundër klientëve në një supermarket, pjesa më e madhe hispanikë, ishte dhe një grua e re, 25 vjeçe me djalin dy muajsh në krahë. Kështu ka treguar motra e viktimës 19-vjeçarja Leta Jamrowski pasi mësoi se Jordan Jamrowski Anchondo, ishte vrarë në qendrën tregtare Walmart ndërsa po blinte mjete shkollore për fëmijët më të mëdhenj, transmeton Mejdani.com.
“Nga plagët mbi fëmijën-ka shpjeguar 19-vjeçarja për Associated Press- duket që motra ime është kthyer në mburojë. Kështu që kur është qëlluar me fëmijën në krahë mund t’i ketë rënë sipër, pra ka dhënë jetën për ta mbrojtur”. 25-vjeçarja, ishte nënë e tre fëmijëve.
Jamrowski e kishte kaluar natën duke pritur dëshpërimisht lajme nga burri i motrës, Andre Anchondo, i cili ka mbetur i plagosur gjatë sulmit, duke humbur shpresat me kalimin e orëve. “Nëse do ishin ende gjallë do më kontaktonin”, pohonte e pikëlluar Jamrowski.
Ryan Mielke, një zëdhënës i qendrës mjekësore të El Pasos ka deklaruar se 13 të plagosur janë shtruar në spital, mes tyre 2 fëmijë, të cilët janë transferuar më pas në spital fëmijësh. 11 të plagosur të tjerë, mes 35 dhe 82 vjeç janë shtruar në qendrën mjekësore Del Sol.
Mes viktimave në Texas janë edhe 3 shtetas meksikanë, ka deklaruar presidenti i Meksikës Andre’s Manuel López./Mejdani.com/
Discussion about this post