Siç e do romantika, në një ambient të errët dhe ekzotik, Kryeministri shqiptar Edi Rama fajësoi Kim Kardashianin dhe Cristiano Ronaldon, pse rinia shqiptare po ikin nga Shqipëria.
Vajzat po ikin se po duan të kenë të pasme si Kim Kardashian, e Shqipëria nuk po ua mundëson një të pasme të tillë, ndërsa djemtë po ikin, se duan t’i kenë vetullat e ndukura si Ronaldo, e këtu në Shqipëri ‘estetët’ e vetullave po merren me prostitucion.
Rinia shqiptare po ikin nga Shqipëria, por jo nga vila e Edi Ramës, se Shqipëria është e varfër e Edi Rama është i pasur.
Të rinjtë po ikin sepse duan të kenë nga një shtëpi si Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Edi Rama.
Çka thotë për Shqipërinë Edi Rama, s’është interesant për neve, por kur e përmend Kosovës, (si një provincë dembelësh që kurrë nuk i zhveshin pizhamat), jemi të obliguar të reagojmë.
Ju betohem në Zot, koincidencë a jo, s’di, por sapo u ktheva nga puna dhe momentalisht (sa jam duke e shkruar këtë shkrim) jam e veshur me pizhama të të zeza, t’vjetra (se ftohtë, s’ka ngrohje) e karminin e kam të kuq, all.
Beso, jam në terr, shkrimin po e shkruaj siç bëj gjithmonë në telefon, ndërsa para vetes e kam ndez një qiri të bardhë në një shandan të kuq (me lutjen që me ma ru Zoti shpinën).
Pizhamat nuk i jepkan kahje ndjenjës patriotike, prandaj nuk e ndalkan hovin e patriotizmit, provoje, përkundrazi nga ngrohtësia që të japin pizhamat, po t’vloka gjaku i lirisë. Ku me ditë për çfarë zori, tani nuk isha dalë nga pizhamat.
Ti ke shitë dashni shekspiriane nga plazhi nudistik, edhe nuk t’kemi nguc; ti vishesh me pantallona haremi (shallvare orientale) kur flet kundër krimit e korrupcionit.
Stili i tij Sulltan, me panta-fusta të Haremit që janë veshje lindore, vishen sidomos në Bangladesh, Indi dhe Persinë e vjetër.
Bile ti i ke edhe pantallona të haremit kontemporar, që kryejnë shumë punë në ‘belly dance’.
Ne u themi ‘kule’ dhe gratë i vishnin ato sepse janë komode, të rehatshme, ato visheshin nga gratë për t’i kryer punët e shtëpisë, pa rrezikuar t’u zbulohen këmbët.
Kur nuk vishesh me harem pantallone si Gadafi, vishesh me pantallone cigarete, siç vishet edhe gruaja e Bashës dhe e Ilir Metës, me qëllim që kur t’i çojnë këmbët përpjetë në aeroplan, mos t’u shihet zogu i këmbëve.
Krej diçka me zogj po ka problem Tirana.
Shqipëria me të vërtetë kurrë s’ka qenë më e lodhur dhe më e vetmuar.
Të gjithë politikanët i ka të pasur dhe agresivë.
Shqiptari i Shqipërisë sot s’e ka asnjë alternativë politike.
Thjesht janë dy grupe ‘mafioze’ në Shqipëri që shtyhen njëra me tjetrin, me lshu rend, se cila po e vjedh më shumë shtetin.
E ne shqiptarët e Kosovës kemi luftuar ‘dathë-deshë’, kundër armikut tonë (e mikut tënd), Serbisë.
Bile unë, kur jam larguar me dhunë nga banesa ime në veriun e Mitrovicës, kam ecur zbathur prej atje e der në lagjen Tavnik, se nuk i gjejsha këpucat (plus u tutsha po e tërheq vëmendjen me shtiklla).
S’të duhet uniforma ushtarake për të qenë ushtar në shpirt.
P.S. Fjala ‘kakologji’ rrjedh nga gjuha greke, që do të thotë: Të folur gabim, të folur keq.
Discussion about this post