Shumica e njerëzve nuk mendohen dy herë për të bërë një prerje flokësh. Por disa gra në Kinë bëjnë thuajse të pamundurën për të mos prerë as edhe një fije floku gjatë gjithë jetës së tyre.
Këto gra vazhdojnë praktikën e pazakontë në Tarracat Longji Rice, në jug të Kinës, si pjesë e një tradite të Red Yao. L
Komuniteti i Yao është një degë e pakicës etnike Yao, një nga 55 pakicat etnike të njohura zyrtarisht në Kinë, të cilët banojnë në terrenin malor të jugperëndimit dhe jugut.
Gratë që i përmbahen kësaj tradite nuk i presin thuajse kurrë flokët e tyre veçse kur janë në moshën 18 vjeçare që është e vetmja në jetë. Gratë besojnë se sa më të gjatë të jenë flokët, aq më gjatë do të jetojnë.
Çdo fije floku e humbur gjatë larjes ose krehjes mbahet; një detaj mbase i pështirë por që për ata që marrin pjesë në këtë traditë është shumë e rëndësishme.
Flokët e këtyre grave thuajse i kapin edhe 2 metra gjatësi./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post