Gati dy muaj pas mbajtjes se zgjedhjeve dhe disa javë pas shpalljes se rezultateve përfundimtare nga KQZ në postën numër 6 kanë ardhur edhe 392 pako flet-votime nga diaspora.
Indeksonline kishte raportuar se Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga PZAP që të numëroj këto vota.
Por, PZAP ka vendosur që këtë kërkesë të LVV-së ta hedh poshtë.
Indeksonline ka arritur të siguroi vendimin e PZAP, ku ka shpjeguar arsyet se pse ka hedhur poshtë këtë kërkesë të LVV-së.
Lëvizja Vetëvendosje ka kohë brenda 24 orëve që të dërgoj ankesë në Gjykatën Supreme.
Discussion about this post