Boksieri amerikan Deontay Wilder ka mbrojtur titullin e kampionit në peshë të rëndë në kuadër të Këshillit Botëror të Boksit (WBC) duke nokautuar kubanezin Luis Ortiz.
Në ndeshjen e zhvilluar në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas, 34-vjeçari Wilder nokautoi kundërshtarin e tij në raundin e shtatë.
Wilder mbrojti titullin e kampionit për herë të dhjetë dhe në këtë mënyrë la mbarapa boksierët e famshëm Mike Tyson, Lennox Lewis dhe Joe Frazier, të cilët kanë mbrojtur titullin nga nëntë herë, dhe barazoi rekordin me legjendën e boksit Muhammad Ali.
Rekordin për më së shumti mbrojtje të titullit e mban boksieri amerikan Joe Luis me 25 herë. Pas tij radhiten amerikani Larry Holmes me 20 ndeshje dhe ukrainasi Wladimir Klitschko me 18 ndeshje.
Wilder ngelet i pamposhtur në karrierën e tij. Nga 43 ndeshje, ai ka 42 fitore, prej të cilave 41 me nokaut, dhe një barazim.
Discussion about this post