Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të kemi mot të vranët dhe intervale të shkurta me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga jugu dhe jugperëndimi.
Sipas institutit, këto reshje të parashikuara për këto ditë nëntori kanë ndikuar sado pak në rritjen e niveleve të ujit në liqenet akumuluese dhe në fushën e bujqësisë.
Kushtet biometeorologjike do të jenë të favorshme po thuaj për të gjitha kategoritë e njerëzve, meqë në fushat barike kemi vlera rreth normales./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post