Seriali “Jetë e hidhur – Aci Hayat” ka qenë seriali i parë turk i transmetuar në Kosovë, që për një kohë shumë të shkurtër ka bërë për vete publikun kosovar.
Personazhe nga më të ndryshmet e ngjarje interesante janë ato që e kanë karakterizuar këtë serial. Aktorët e këtij seriali kanë lënë gjurmë, e madje edhe pse u bë kohë nga transmetimi, shumica e aktorëve mbahen mend, qoftë për pozitivitetin apo negativitetin që kanë bartur në këto role.
Personazh pozitiv mund të cilësohet, Murat Soydan apo siç njihej si Xhelal Kosovali, babai i Mehmetit.
Ai ka qenë aktor mjaft i dashur për të gjithë, e madje si një nga më të moshuarit, e ka dëshmuar se ka një karakter të fuqishëm me të cilin ka rrëmbyer zemrat e fansave. Madje, shquhet për disa virtyte, ndër të cilat urtësia e mençuria.
Por çka fshihet pas rolit të tij? Kush është në jetën reale? Murat Soydan, ka lindur më 2 tetor 1940, në qytetin Luleburgaz në Kirklareli. Emri i tij i vërtetë është Rüçhan Tercan.
Shkollën fillore dhe të mesme e ka kryer në Luleburgaz. Studimet ka vijuar në Stamboll, si student i Akademisë së Shkencave Ekonomike dhe ka diplomuar edhe në departamentin e Muzikës Turke. Gjithashtu ka shërbyer si nëpunës civil në Tekel gjatë arsimit të tij universitar.
Pasi ka përfunduar shërbimin ushtarak, ai është kthyer në kinematografi në vitin 1966. Ndër filmat e serialat e tij, të asaj kohe veçohen, Dağları Bekleyen Kız, İstanbul’u Sevmiyorum, Abbase Sultan, Yalan Yıllar, Vahşi Bir Erkek Sevdim, Dünyanın En Güzel Kadını, Kara Gözlüm Efkarlanma, e shumë tjerë.
Murat Soydan ka fituar çmimin e aktorit më të mirë për rolin e tij në filmin “Cruelty”, në Edicionin e 9-të të Festivalit të Filmit Antalya Golden Orange, në vitin 1972. 78-vjeçari ka një fëmijë nga martesa e parë. Ndërkaq, për herë të dytë është martuar me Ugur Gul dhe ka dy fëmijë Ali dhe Mehves.
Discussion about this post