Kryeministri Edi Rama ka shuar disa zëra mbi faktin se Shqipëria rrezikonte zgjedhje të parakohshme nëse nuk hapen negociata.
Kreu i qeverisë tha për ‘Open’ se jo vetëm që nuk do të kishte zgjedhje të parakohshme, por se qeveria e tij do të vazhdonte punën nëse nesër KE i thotë ‘Jo’ çeljes së negociatave për BE.
“Ne jo vetëm që nuk do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, por do të vazhdojmë punën tonë. Në datë 19 dielli do të lind përsëri. Shqipëria nuk ka pse shkon në zgjedhje të parakohshme se Shqipëria nuk i ka lënë mangut asgjë këtij procesi. Nëse zgjedhjet e parakohshme do të zgjidhnin problemin midis Francës dhe Gjermanisë do ta mendoja seriozisht”, tha ai.
Discussion about this post