Richard Grenell, i dërguar special i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për dialogun, nuk pranon asnjë zgjidhje tjetër pos njohjes së Kosovës nga Serbia.
Ky realitet tashmë ka filluar të pranohet edhe në Serbi, shkruan lajmi.net.
Madje, njerëz të mediave e njohës të politikës në Beograd po thonë se Grenell as nuk pranon negociata dhe ide tjera në tavolinë.
Në një debat televiziv të mbajtur në Serbi, Dragan Janjiq, kryeredaktor i gazetës së njohur “Beta” thotë se Grenell ka dashur vetë të vijë në Beograd dhe t’i jap Vuçiqit mesazhet e qarta për Kosovën.
“Grenell është një person që nuk pranon negociata tjera. Nga ajo që kam dëgjuar ai ka kërkuar vetë të vije”, tha ai.
Por se sipas tij, një marrëveshje Kosovë-Serbi është e pamundur në kushtet që Grenell i ka vënë në tavolinë.
“Në këtë marrëveshje, ai dëshiron njohjen e Kosovës, kjo gjë s’është e mundur”, thotë ai.
Grenell pati takime gjatë kësaj jave në Kosovë e Serbi. Më dramatiku ishte takimi me presidentin serb, Aleksander Vuçiq.
Mediat kanë raportuar vazhdimisht për mesazhet e qartë të Grenell karshi njohjes së Kosovës, gjë e cila nuk i pëlqeu aspak presidentit serb.
Discussion about this post