Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje, tha për Radion Evropa e Lirë se do të jetë një vazhdim i bisedimeve që janë zhvilluar edhe para zgjedhjeve me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Sipas saj, LDK-ja pret konfirmimin përfundimtar të rezultateve, por angazhimi i Vetëvendosjes, siç thotë Nagavci, është i menjëhershëm.
“Po, besoj që ne e kemi shprehur gëzimin tonë që opozita e deritanishme, tashmë ka marrë shumicën dhe ashtu sikurse kemi qenë të gatshëm për koalicion para zgjedhjeve, interesi dhe vëmendja jonë e parë është bashkëpunimi me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe krijimi i një qeverisje stabile. Pas konfirmimit përfundimtar të votave, nëse është e nevojshme do të shohim edhe dikë nga partitë joserbe që kanë vota, në mënyrë që të kemi një qeveri stabile”, tha Nagavci.
Discussion about this post