Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në një postim në Facebook ka shkruar se sapo të vij në krye të qeverisë Lëvizja Vetëvendosje, Policia e Kosovës do të gëzoj përkrahjen maksimale nga shteti.
Postimi i tij i plotë:
Me ardhjen e Lëvizjes Vetëvendosje policia e Kosovës do t’a ketë përkrahjen maksimale.
Do të themelohet ligji për sigurimin jetësor dhe shëndetësor si dhe ligji për pensionimin e parakohshëm, do të investohet në infrastrukturë sepse sot brenda stacioneve të policisë mungojnë gjërat elementare duke filluar nga mungesa e objekteve, kompjuterëve dhe pajisjeve të ndryshme.
Vetingu po ashtu në polici do të bëhet për nivelet e larta ekzekutive për gradat major, nënkolonel dhe kolonel, ndërsa policët pa grada do t’a gëzojnë përkrahjen maksimale në zbatimin e detyrave të përshkruara me ligj.
Do të rishikohen të gjitha vendimet e menaxhmentit të policisë rreth ndryshimit të vendeve të punës të policëve.
Discussion about this post