Fondacioni për Studime Politike, Ekonomike dhe Sociale njoftoi se në Evropë është vënë re një rritje serioze e përshkallëzimit të ekstremit të djathtë dhe rasteve të islamofobisë dhe kjo gjendje përbën kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e Evropë.
Fondacioni për Studime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) njoftoi se në Evropë është vënë re një rritje serioze e përshkallëzimit të ekstremit të djathtë dhe rasteve të islamofobisë dhe kjo gjendje përbën kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e Evropës.
Në lidhje me gjendjen e fundit të racizmit kundër myslimanëve, SETA publikoi studimin me titull “Raporti i Islamofobisë në Evropë 2018”.
Raporti bën të ditur se vitin e kaluar në Belgjikë pati 70 raste islamfobike, ku 74 për qind e viktimave ishin femra.
Kurse në Austri në vitin 2018 u regjistruan 540 raste islamofobike, 74% më shumë krahasuar me 309 raste në vitin 2017.
Edhe në Francë, ndërkohë që rastet të tilla patën një rritje prej 54%, ato arritën në 676. Ndër incidentet e regjistruara, 3% ishin sulme fizike, 84% e tyre ishin diskriminim dhe 13% përmbanin gjuhën e urrejtjes.
Discussion about this post