Keni vendosur të lini duhanin? Të gjithë e dimë se sa e vështirë është kjo gjë për t’u bërë ndaj bëhuni gati që të dëgjoni një këshillë lehtësuese.
Përpiquni të konsumoni më shumë perime dhe më pak mish dhe zëvendësoni filxhanin e kafesë me një gotë qumësht, transmeton albeu.com
Një studim i Universitetit tregon se frutat, perimet dhe ushqimet e bulmetit bëjnë që cigarja mos t’ju shijojë më. Por mishi, kafja, dhe pijet alkoolike e bëjnë tymosjen një proces më të shijshëm, thotë psikologu i Universitetit, Joseph McClernon.
“Të gjithë e dimë, se njerëzit janë të varur pas duhanit për shkak të nikotinës,” thotë McClernon. “Por ne po mësojmë akoma më shumë se ka të bëjë gjithashtu edhe me efektet shqisore si shija, aroma dhe zakonet rutinore të tymosjes. Efektet e shijes janë të rëndësishme”.
McClernon, gjithashtu një hulumtues në qendrën e Universitetit për nikotinën dhe tymosjen, ka dëgjuar shpesh duhanpirës të thonë se disa ushqime dhe pije të caktuara e bëjnë cigaren t’u shijojë më shumë. Prandaj sa më shumë fruta, dhe sa më pak mish.
Discussion about this post