Udhëzimet Autoriale

Parimet e publikimit dhe udhëzimet editoriale!

Parimet e Gazeta Mejdani rreth publikimit të lajmeve në përgjithësi; Në situata të qeta, normale, në situata lufte, përplasje, terrori, dhune dhe fatkeqësie natyrore:

  1. Gazeta Mejdani është themeluar për informim të drejtë, objektiv dhe me kohë të lexuesve të saj kudo që janë;

  2. Merr për bazë dhe respekton vlerat kombëtare, nacionale dhe fetare të shoqërisë;
  3. Respekton në përpikëri vlerat e luftës dhe përpjekjet e kombit tonë për liri;
  4. Kur publikon lajme në situata të luftës, përplasjes, terrorit, dhunës dhe fatkeqësive natyrore, gjithnjë merr parasysh të drejtat universale të njeriut, sigurinë kombëtare dhe rregullin publik. Publikimin e lajmeve e bënë sipas përgjegjësisë së duhur;
  5. Refuzon publikimin e lajmeve të cilat e shtyjnë shoqërinë drejt dhunës, terrorit dhe diskriminimit etnik. Refuzon gjithashtu publikimin e lajmeve që e nxisin shoqërinë drejt mllefit dhe armiqësisë ndaj kujtdo qoftë. Respekton dallimet klasore, gjuhësore, fetare, gjinore dhe rajonale;
  6. Tregon kujdes që publikimet e saj të mos jenë në cilësi të nxitjeve për dhunë, përhapje të frikës, e as të jetë shkaktare e traumave;
  7. I publikon lajmet pa i zmadhuar fare. Duke u mbështetur në informacione objektive, për aq sa mundet ajo konsulton burimet kompetente dhe i përshtatet ndalesës së publikimit nga autoritetet kompetente;
  8. Për shkak se e pranon si të shenjtë jetën e njeriut, në ndodhitë e terrorit, dhunës dhe fatkeqësive natyrore, nuk bën publikime që prekin shpirtin dhe karakterin e të dëmtuarve dhe të afërmit e tyre.;
  9. Qoftë në luftë, përplasje, terror dhe fatkeqësi natyrore, merr për bazë mbrojtjen e privatësisë së personit dhe respektimin e nderit të të vdekurve;
  10. I shmanget publikimit të pamjeve dhe fotografive që tregojnë ekzekutimin e dënimeve me vdekje dhe vdekjen e njerëzve duke vuajtur;
  11. Nuk publikon pamje të cilat në plan të afërt shkaktojnë tronditje psikologjike në publik dhe që marrin nëpër këmbë nderin e njerëzimit. Nuk do të publikojë fotografit e të fytyrave të të vdekurve dhe as të plagosurve rëndë. Aq më pak do të publikojë fotografi me gjymtyrë të copëtuara të njeriut;
  12. Nuk bën publikim as drejtpërdrejtë e as tërthorazi të materialeve propagandistike të organizatave kriminale e as terroriste. Sikur që nuk përdorë gjuhë ndihmëse për propaganda kriminale e terroriste;