Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Mejdani
Home Kuriozitete

Xhinset e rralla: ç’shkruhej në pjesën e brendshme të xhepit?

10/18/2022
3
SHPERNDARJE
2.3k
SHIKIME
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Të shitura për një çmim të kripur në ankand, blerë nga dy persona: ç’histori fshehin?

Për çmimin 87,400 dollarë, një palë xhinse Levi’s janë shitur në një ankand në SHBA. Dhe nëse po pyesni veten pse dy blerësit ranë dakord të paguanin një shumë kaq të madhe, arsyeja është e thjeshtë.

Këto xhinse të veçanta nuk janë një palë pantallona të rastësishme, por janë projektuar në… vitet e largëta të 1880. Dmth janë rreth 140 vjeç. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, ato e gjetën në një minierë të braktisur në një qytet të largët në New Mexico.

“Nuk kishim planifikuar t’i blinim xhinset së bashku. Duket çmenduri ajo që bëmë”, pranon Zip Stevenson, i cili së bashku me 23-vjeçarin Kyle Hutner fituan ankandin.

Shifra prej 87,400 dollarësh është një nga çmimet më të larta të paguara ndonjëherë për një palë xhinse. Huttner pagoi 90% të shumës, ndërsa Stevenson kontribuoi me 10% të mbetur.

Ky i fundit ka rreth 30 vite në pronësi të një dyqani riparimi veshjesh në Los Angeles. Por asnjëherë nuk i ka “ranë” në dorë një rrobë kaq e vjetër. “Këto lloj xhinse janë jashtëzakonisht të rralla,” thotë ai, duke folur për CNN.

Ai vetë kishte dëgjuar për xhinset në fjalë pesë vjet më parë, kur ishin zbuluar nga Michael Harris në një minierë të braktisur në New Mexico. Sipas ekspertëve, aktualisht ekziston vetëm një pale xhinse të tjera me moshë dhe cilësi të ngjashme, i cili ruhet në muze.

Xhinset janë një veshje ikonë për kulturën e shteteve perëndimore, por në të njëjtën kohë ndodh të fshehin edhe ndonjë një histori të errët. Si në rastin konkret, pasi në pjesën e brendshme të xhepit të palës së dalë në ankand është gdhendur fraza e mëposhtme. “I vetmi lloj i bërë nga një punëtor i bardhë.”

Wall Street Journal kontaktoi një përfaqësues aktual të Levi’s, i cili konfirmoi se ky slogan i veçantë ishte në të gjitha xhinset në vitet 1880, kur qeveria federale gjithashtu ndaloi kinezët të punonin në SHBA.

Kompania e veshjeve e braktisi këtë politikë, si dhe sloganin e diskutueshëm, disa vite më vonë, përkatësisht në mesin e viteve 1890. Për sa i përket ndalimit të punëtorëve kinezë, legjislacioni përkatës u shfuqizua vetëm në vitin 1943. 

ShareTweet

Postime të ngjajshme

Përdritje idealesh!

Përdritje idealesh!

Bajrami: Skena politike turke po krijon tre liderë të rinj, Erdogani ka përparësi për të fituar balotazhin (VIDEO)

Bajrami: Skena politike turke po krijon tre liderë të rinj, Erdogani ka përparësi për të fituar balotazhin (VIDEO)

Zgjedhjet në Turqi dhe ekuilibri i forcave në Ballkan!

Zgjedhjet në Turqi dhe ekuilibri i forcave në Ballkan!

Salih-Kabashi

Reagon Salih Kabashi, vlerëson lartë rolin e hoxhallarëve: Sot hoxhallarët e Kosovës paraqesin shtresën më intelektuale të vendit!

Kurti emëron këshilltar të jashtëm politik, Bekim Qokun!

Kurti emëron këshilltar të jashtëm politik, Bekim Qokun!

Zgjedhjet në veri, Konjufca: S’mund të kushtëzohemi nga Vuçiqi, janë shtyrë njëherë dhe s’do të shtyhen më!

Zgjedhjet në veri, Konjufca: S’mund të kushtëzohemi nga Vuçiqi, janë shtyrë njëherë dhe s’do të shtyhen më!

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinion
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.